Lokale · Dekor
Mbajtëse vere në formë shisheje
Mbajtëset murale janë vizatuar si siluetë e një shisheje vere: vetë korniza metalike mban shishet, të cilat futen në unazat anësore. Në mur funksionojnë njëkohësisht si raft dhe si dekor.
Në të njëjtën gjuhë punuam edhe një stendë metalike në formë shisheje, me shufra të përkulura që formojnë trupin dhe qafën e saj.


Çfarë bëmë
- Mbajtëse murale me siluetë shisheje
- Unaza për shishet
- Stendë metalike në formë shisheje
- Ngjyrë sipas ambientit


