Lokale · Bar
Rafte bari me mbajtëse gotash
Për barin punuam rafte metalike murale në disa nivele për shishet, si edhe mbajtëse gotash të varura mbi banak, ku gotat qëndrojnë me këmbë lart dhe janë gjithmonë në dorë të banakierit.
Struktura u përshtat me murin dhe me ndriçimin e lokalit, që shishet të shihen nga salla.


Çfarë bëmë
- Rafte murale për shishe
- Mbajtëse gotash të varura
- Përshtatje me banakun dhe murin
- Montim në lokal


