Punime Hekuri +355 68 204 4632

Kangjella dritaresh · Grila për dyer · Siguri

Kangjella dritaresh dhe grila hekuri

Punojmë kangjella hekuri për dritare dhe grila për dyer, për shtëpi në katet e ulëta, dyqane, magazina dhe zyra. Çdo kangjellë bëhet sipas masave të dritares, të marra në vend.

Mund të zgjidhni një model të thjeshtë me profile, ose motive dekorative si spirale dhe harqe që i japin fasadës pamje më klasike. Kangjella mund të jetë fikse ose me hapje, që dritarja të përdoret edhe si dalje kur duhet.

Pas prerjes dhe saldimit, çdo kangjellë merr shtresë kundër ndryshkut dhe lyhet në ngjyrën që zgjidhni, zakonisht të zezë, ari ose bronz.

Çfarë punojmë

Si punojmë

  1. Matja

    Vijmë në vend, marrim masat dhe njihemi me ambientin.

  2. Projekti

    Skicën, materialet dhe ngjyrën i vendosim bashkë me ju, para se të presim metalin.

  3. Prodhimi

    Prerje, saldim, pastrim dhe lyerje kundër ndryshkut në punishten tonë në Tiranë.

  4. Montimi

    Montimin në vend e bën i njëjti ekip, në Shqipëri dhe jashtë saj.

Pyetje të shpeshta

Sa kushton një kangjellë dritareje?

Çmimi varet nga përmasat, materiali, motivi dhe ngjyra. Na dërgoni përmasat dhe një foto në WhatsApp ose na telefononi; pas matjes në vend ju japim ofertën dhe afatin.

A mund të hapet kangjella nga brenda?

Po, nëse e doni me hapje. E bëjmë me mentesha dhe bravë, që dritarja të përdoret edhe si dalje kur është e nevojshme.

Si montohet pa dëmtuar fasadën?

Kangjellën e fiksojmë në mur ose në kornizën e dritares sipas ndërtimit. Pikat e fiksimit i vendosim gjatë matjes, që montimi të jetë i fortë dhe i pastër.

Cilin model të zgjedh?

Profilet e thjeshta janë më diskrete; motivet dekorative i shkojnë një shtëpie klasike. Mund t'i bëjmë në të njëjtin stil me portën ose kangjellat e ballkonit.

Si mbrohet metali nga ndryshku?

Pas prerjes dhe saldimit, çdo punim pastrohet, merr shtresë kundër ndryshkut dhe pastaj lyhet, zakonisht në të zezë, ari ose bronz.

A e montoni vetë?

Po. Montimin e bën i njëjti ekip që e prodhon, në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë. Kemi bërë montime edhe jashtë vendit, për shembull në Mbretërinë e Bashkuar.

Shërbime të tjera