Porta automatike · Porta me shinë · Porta për biznese
Porta rrëshqitëse automatike me motor
Prodhojmë porta rrëshqitëse me shinë dhe i montojmë me motor, që të hapen e të mbyllen me telekomandë pa dalë nga makina. Portën e projektojmë, e saldojmë dhe e lyejmë në punishten tonë në Tiranë, kurse montimin dhe vendosjen e motorit i bën i njëjti ekip.
Porta rrëshqitëse automatike është zgjidhja e mirë kur para hyrjes nuk ka vend që kanatet të rrotullohen, ose kur makinat hyjnë e dalin shpesh, si në oborre familjare, magazina dhe biznese.
Një nga punët tona është porta rrëshqitëse automatike e montuar në Lundër, Tiranë.


Çfarë punojmë
Porta rrëshqitëse automatike
Portë hekuri mbi shinë me motor dhe telekomandë, për oborre dhe biznese.
Automatizim i portës ekzistuese
Kur struktura e portës e lejon, i shtojmë motor një porte rrëshqitëse që e keni tashmë.
Porta me kanate me motor
Porta me dy kanate që hapen automatikisht, kur para oborrit ka vend për rrotullim.
Modeli i portës
Me profile të thjeshta, me panel, me dru ose me motive dekorative, në të zezë, ari ose bronz.
Derë këmbësorësh
Derë e vogël hekuri në të njëjtin stil, që të mos hapet e gjithë porta për një person.
Si punojmë
- Matja
Vijmë në vend, marrim masat dhe njihemi me ambientin.
- Projekti
Skicën, materialet dhe ngjyrën i vendosim bashkë me ju, para se të presim metalin.
- Prodhimi
Prerje, saldim, pastrim dhe lyerje kundër ndryshkut në punishten tonë në Tiranë.
- Montimi
Montimin në vend e bën i njëjti ekip, në Shqipëri dhe jashtë saj.
Pyetje të shpeshta
Sa kushton një portë rrëshqitëse automatike?
Çmimi varet nga përmasat, materiali, motivi dhe ngjyra. Na dërgoni përmasat dhe një foto në WhatsApp ose na telefononi; pas matjes në vend ju japim ofertën dhe afatin.
A mund ta bëni automatike portën që kam?
Shpesh po, nëse porta dhe shina janë në gjendje të mirë. Pasi e shohim në vend ju themi nëse mjafton motori apo duhen ndryshime në portë.
Portë rrëshqitëse apo portë me kanate me motor?
Porta rrëshqitëse kërkon një pjesë muri ose rrethimi të drejtë anash hyrjes ku të shtyhet; porta me kanate kërkon vend para hyrjes që kanatet të rrotullohen. Pas matjes ju këshillojmë cila përshtatet me oborrin tuaj.
Çfarë ndodh kur ikën drita?
Motorët e portave kanë zakonisht mënyrë për t'u zhbllokuar dhe për ta hapur portën me dorë. Gjatë montimit ju tregojmë si bëhet.
Si mbrohet metali nga ndryshku?
Pas prerjes dhe saldimit, çdo punim pastrohet, merr shtresë kundër ndryshkut dhe pastaj lyhet, zakonisht në të zezë, ari ose bronz.
A e montoni vetë?
Po. Montimin e bën i njëjti ekip që e prodhon, në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë. Kemi bërë montime edhe jashtë vendit, për shembull në Mbretërinë e Bashkuar.